Futbollisti holandez Rai Vloet përballet me tre vjet e gjysmë burg pasi pranoi se ishte duke udhëtuar nën efektin e alkoolit kur shkaktoi një aksident ku humbi jetën një djalë katër vjeçar.
Ai i tha gjykatës se kishte pirë dy ose tre pije alkoolike atë natë dhe më pas hipi në timon pak para aksidentit që ndodhi në nëntor 2021.
Pak para aksidentit ai ishte duke udhëtuar me shpejtësi gati 200 kilometra në orë, ku u përplas me një makinë në të cilën ndodhej një familje me katër anëtarëshe. Në sediljen e pasme ishte ulur një djalë vetëm katër vjeç dhe humbi jetën nga aksidenti.
De OvJ eist een gevangenisstraf van 3,5 jaar tegen voetballer Rai #Vloet voor de zwaarste vorm van dood door schuld met de dood van de 4-jarige Gio Roos tot gevolg. “Hij reed met een absurde snelheid.” En ook ontzegging van de rijbevoegdheid voor 4 jaar.
— Saskia Belleman (@SaskiaBelleman) March 20, 2023