Një aksion policor i nisur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi ka vënë në pranga kryetarin e Komunës së Budvës Milo Bozoviç.

Mediat malazeze shkruajnë se aksioni po zhvillohet në disa qytete.

Arrestimi i Bozoviç është bërë në shtëpinë e tij familjare në qendër të Budvës, nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT).

Sipas mediave arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në orën 04:00 në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.

Nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Budvës është thënë se Bozovic nuk është arrestuar, por që Prokuroria ka thirrur në pyetje.