vvAktivistët e lëvizjes ‘Vetëvendosje’ kanë sulmuar me bojë makinën e kryeministrit Isa Mustafa në kohën që ky i fundit ishte duke u drejtuar në zyrën e tij. Aksionin antiqeveritar e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi, i cili në një prononcim për Telegrafin.


“Ndërsa ka qenë ai duke shkuar në punë, aktivistët e LVV-së e kanë pritur kryeministrin dhe e kanë gjuajtur me bojë eskortën e tij. Ideja e kësaj është që një person që është duke e defunksionalizuar Kosovën ne do t’ia defunksionalizojmë punën e tij”, tha Krasniqi.


Ndërkohë, në një komunikatë të shpërndarë për mediat, qeveria e Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj kryeministrit Mustafa duke e gjykuar si të “papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

9 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)