Turqia akuzon Greqinë se ka nënshkruar një marrëveshje pirateske me Egjiptin. “Grekët, që janë kthyer në burim tensioni në Mesdhe me veprimet e tyre, kanë thyer ligjin në detin Egje për vite me radhë,” shkruajnë mediat turke.
Administrata e Athinës në mënyrë të vazhdueshme po ‘armatos’ Egjeun, në të cilin janë të ndaluara armatimet e rënda.
16 ishujt për të cilët është vendosur një marrëveshje ndërkombëtare për të mos u përdorur armë, tani përmbajnë një arsenal të madh.
Problemi duket se nuk u zgjidh në rrugë diplomatike mes Athinës dhe Ankarasë. Sipas ligjit dhe Marrëveshjes së Parisit 1947, në një total prej 23 ishujsh në detin Egje është i ndaluar përdorimi i armëve.
“Megjithatë Greqia prej kohësh ka zbarkuar trupat aty, madje edhe forca special bashkë me helikopterë e sisteme survejimi.
Aktualisht divizioni grek ndodhet në ishujt Lesbos dhe Rodes. Ndërkohë Forcat e Armatosura turke po monitorojnë me kujdes aktivitetet pirateske në ishuj,” shkruajnë mediat turke.
Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lufte me Turqinë.
Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve.