Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka deklaruar se ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj Izraelit në bashkëpunim me grupin libanez Hezbollah.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency, e cila konsiderohet e afërt me shtetin iranian, në operacion janë përfshirë edhe marina dhe njësitë e dronëve të IRGC-së, së bashku me luftëtarët e Hezbollahut.
Pas sulmit, alarmet ajrore janë aktivizuar në Tel Aviv, në zonat qendrore të Izraelit si dhe në disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale nga kjo valë e fundit e sulmeve, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për situatën.
