
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ndërmarrë veprime ligjore për të mbrojtur Donald Trump, pas pretendimeve të një gruaje, e cila e akuzon Presidentin për përdhunim.
BBC raporton se departamenti po kryen të gjitha procedurat për të zëvendësuar avokatët privatë të Presidentit dhe për të marrë përsipër çështjen.
E. Jean Carroll akuzon Trump për sulm seksual ndaj saj në një dyqan të Manhattan në vitet 1990. Gruaja ka argumentuar gjatë një procesi gjyqësor se Presidenti ka shpifur, duke theksuar se “ajo nuk ishte tipi i tij”.
Në lidhje me këtë çështje, kritikët e Trump theksojnë se ai po abuzon duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë në çështje të tilla, ndërkohë që ky i fundit duhet të veprojë në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë.
Deri më tani presidenti është përfaqësuar në këtë çështje nga avokati i tij personal, Marc Kasowitz.