Një trajner Taekwondo-je është arrestuar ditën e sotme në Greqi për ngacim seksual dhe përdhunim. 

Newsbreak shkruan se trajneri akuzohet se në harkun e 12 viteve ka dhunuar seksualisht pesë sportiste të tij të mitura. 44 vjeçari me iniciale A.D. dhe trajner në klubin Iris Ilioupoli nuk ka pranuar akuzat.

Trajneri akuzohet se nga mesi i vitit 2009 deri në fillim të vitit 2020, qoftë brenda ambienteve të palestrës, qoftë në shtëpinë e tij, i ka detyruar vajzat të zhvishen dhe i ka dhunuar seksualisht.

I pandehuri, i cili u arrestua pas një urdhër-arresti, pohon se ky është një mashtrim, se ai nuk i ka ngacmuar asnjëherë vajzat dhe në asnjë rrethanë nuk ka pasur kontakte seksuale me to.

Vajzat që kanë dhënë deklarime tregojnë një model të qartë të veprimeve të të pandehurit, duke dhënë dëshmi konkrete se si ai u afrua ndaj tyre dhe i ngacmonte apo edhe përdhunonte disa prej tyre.