Mbyllja e gjyqeve të krimeve të luftës, dhe mungesa e lirisë së shtypit janë shqetësimet kryesore në Maqedoni, të cilat Amnesty International i përmend në raportin e saj vjetor të të drejtave të njeriut.
Sinisa Jakov Marusic BIRN Shkup
“Respekti për të drejtat e njeriut është përkeqësuar gjatë vitit”, lexon raporti për vitin 2011.
Grupi i të drejtave të njeriut thotë se Maqedonia veproi “në dhunim të obligimeve ndërkombëtare të Maqedonisë”, kur në korrik të vitit 2001 parlamenti ndryshoi Ligjin e Amnistisë të vitit 2002, që iu dha amnisti ish-rebelëve etnikë shqiptarë të konfliktit të 2001, për të përfshirë ata të akuzuar për krime lufte.
Lëvizja rezultoi me prokurorinë duke mbyllur katër raste krimesh lufte, të kthyera Maqedonisë, në vitin 2008 nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi. Të katër rastet përfshinin anëtar të rebelëve të shpërndarë shqiptarë, disa prej të cilëve tani kanë pozita të larta politike.
Si rezultat i ndryshimit të ligjit të amnistisë, Gjykata Penale e Shkupit ndali me procedurat për rastin e punëtorëve të rrugës “Mavrovo”, me kërkesën e Prokurorit Publik.
Në vitin 2001 një grup punëtorësh të rrugës dyshohet se u rrëmbyen, u keqtrajtuan, u abuzuan seksualisht dhe u kërcënuan me vdekje, para se më në fund të liroheshin nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, UÇK.
Rastet e mbetura u anuluan gjithashtu me shpejtësi. Një nga të akuzuarit e rastit “Lidershipi i UÇK-s” ishte Ali Ahmeti, lideri i partisë qeverisëse në koalicion, Bashkimi Demokratik Integrim, BDI, dhe ish-lider i UÇK-së.
Rasti “Neprosteno”, hedh dyshime se 12 maqedonas etnikë dhe një bullgar u arrestuan nga UÇK-ja, ndërsa rasti i fundit i anuluar bazohej në akuzat se anëtarët e UÇK-së kishin ndërprerë furnizimin me ujë në qytetin e Kumanovës.
Më tej në raport, Amensty argumenton se “liria e shprehjes së gazetarëve dhe punonjësve të pavarur të medias po kufizohet në rritje nga ndërhyrja e qeverisë, duke filluar nga shantazhe të drejtpërdrejta, deri në kontrollimin e kompanive të reklamimit”.
Janë përmendur një numër i madh rastesh shpifjeje kundër gazetarëve, si dhe mbyllja e kanalit më të famshëm televiziv pro-opozitës, A1 TV, shkaku për të cilin u hodh mbi presionin e kryeministrit Nikola Gruevskit. Gruevski i mohon akuzat e tilla.
Grupi i të drejtave të njeriut thotë gjithashtu se “monumentet nacionaliste të financuara nga qeveria rritën tensionet ndëretnike” dhe thotë se raporte “të keqtrajtimeve nga policia vazhdojnë”.
Amnesty përmend rastin e Martin Neskovskit, i cili u rrah rëndë nga një zyrtar policie më 6 qershor, gjatë festimeve pas zgjedhjeve në Shkup, dhe vdiq nga lëndimet në kokë, duke thënë se “protesta publike të vazhdueshme vunë në pyetje vonimet në hetime dhe bëjnë thirrje për mbikëqyrje më strikte civile mbi policinë”.
Amnesty thotë se Maqedonia dështoi të nxisë procedurat pas një ankese nga Khaled El-Masri, një qytetar gjerman me origjinë libaneze.
Ankimet e El-Masrit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ndihmuan në marrjen peng të tij në Shkup të vitit 2003. Ai thotë se u keqtrajtua për 23 ditë, ndërsa ishte në burgim në Maqedoni, para se t’i dorëzua zyrtarëve ta CIA-s që e transferuan në Afganistan, ku e torturuan, pasi gabimisht mendonin se ishte terrorist.
Amnesty përmendi gjithashtu ligjin e ri të antidiskriminimit që u miratua vitin e shkuar në Maqedoni. “Ligji pati mungesa në dispozita për mbrojtjen e lezbikeve, meshkujve homoseksualë, biseksualë dhe transeksualëve”, thotë Amnesty.
Grupi e kritikon Maqedoninë se ka dështuar të japë ndihmë të mjaftueshme financiare, dhe banim, për rreth 1,500 azil-kërkues, duke përfshirë 1,100 romë dhe ashkali nga Kosova, që mbetën në Maqedoni pas fushatës së vitit 1999 të NATO-s kundër Serbisë.
Marrë nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan
26 Maj 2012 (Gazeta-Shqip.com)
