Tre shkolla janë detyruar të mbyllen në Bristol në Mbretërinë e Bashkuar pas një sulmi me armë zjarri që la të plagosur një person. Sipas mediave të huaja, i plagosuri është rreth 20-vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spital me një lëndim që “potencialisht do t’i ndryshojë jetën” pas sulmit të tmerrshëm në Bristol.
Një helikopter policie u pa duke rrethuar rrugën New Queen këtë pasdite, ndërsa një prani e madhe e policisë ishte në zonë. Autori i të shtënave mbetet i lirë, ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të tij. Shkollat e mbyllura në Mbretërinë e Bashkuar janë shkolla Infant Chester Park, në Lodge Causeway, Shkolla Fillore Two Mile Hill dhe Akademia Bristol Brunel. Policia thotë se personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes me një biçikletë elektrike.



