Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes kulmit të festave, ndërsa moti i keq goditi shumë zona, sipas faqes së internetit të specializuar për monitorimin e trafikut ajror “FlightAware” dhe “NWS”.
Reshje të dendura dëbore priten në zonën e Nju Jorkut vonë natën e së premtes dhe deri në mëngjesin e së shtunës, si dhe në Malet Shkëmbore. Parashikohet që të bien borë dhe breshër në rajonin e Liqeneve të Mëdha.
“Lumi atmosferik, fenomeni i motit që shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Kaliforni, “do të dobësohet drejt fundit të ditës”-, parashikon NWS.
Në total, 1,364 fluturime u anuluan dhe 4,267 u vonuan deri në orën 20:30 me orën evropiane. Aeroportet në Nju Jork dhe Çikago u prekën më shumë. Deri në 20 centimetra borë priten në Nju Jork dhe shtetin fqinj të Nju Xhersit, dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve “të kufizojnë lëvizjet e tyre”.
“Të gjithë banorët e Nju Jorkut duhet të jenë të përgatitur. Shmangni drejtimin e automjeteve nëse është e mundur dhe preferoni transportin publik”-, kërkoi kryebashkiaku Eric Adams.




