Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është shprehur i tronditur pas raportimeve se 2 raketa ruse kanë goditur tokën polake dhe kanë vrarë 2 persona.
Përmes një reagimi në Twitter, Michel ka thënë se do të qëndrojnë pranë Polonisë dhe se lidhur me këtë ngjarje kanë kontaktuar me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.
“I tronditur nga lajmi se një raketë ose municione të tjera vranë njerëz në tokën polake . Ngushëllimet e mia për familjet”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Twitter.
“Ne qëndrojmë pranë Polonisë. Jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shton ai.
Shocked by the news of a missile or other ammunition having killed people on Polish territory.
My condolences to the families.We stand with Poland.
I am in contact with Polish authorities, members of the European Council and other allies.@AndrzejDuda @MorawieckiM
— Charles Michel (@CharlesMichel) November 15, 2022