Trazirat kanë përfshirë burgun e Diavatos në Selanik të Greqisë, ku vuajnë dënimin dhe shumë shqiptarë. Sipas raportimeve, incidentet ndodhën rreth orës 17:30, kur, në rrethana ende të panjohura, një dyshek brenda një qelie u mbulua nga flakët.
Nga incidenti, tre të burgosur u dërguan në spital pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen. Një hetim paraprak është duke u zhvilluar për shkaqet e incidentit, për të përcaktuar nëse ka qenë i qëllimshëm apo incident.
