Ministri izraelit i mbrojtjes ka paralejmëruar banorët e Gazës të largohen, para se se ushtria do të rrethojë qytetit e Gazës.

“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që dëshirojnë ta bëjnë këtë për t’u zhvendosur në jug dhe për të lënë operativët e Hamasit të izoluar në qytetin e Gazës. Ata që mbeten do të konsiderohen terroristë dhe mbështetës të terroristëve,” tha Israel Katz në një deklaratë për median izraelite. 

Komentet e Katz erdhën, ndërsa ushtria izraelite tha se do të mbyllte rrugën e fundit të mbetur për banorët e Gazës jugore për të hyrë në veri.
 
“Rruga Al-Rashid do të mbyllet për trafikun nga zona e sektorit jugor në orën 12:00.Lëvizja drejt jugut do të lejohet për ata që nuk ishin në gjendje të largoheshin nga Qyteti i Gazës. Në këtë fazë, ushtria izraelite lejon lëvizjen e lirë drejt jugut pa inspektim.” tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adrae.

The Guardian shkruan se Izraeli vazhdoi ofensivën e tij në Gaza, ku 16 palestinezë janë raportuar të vrarë në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa bota priste përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Hamasi ka thënë se do ta studiojë planin, si brenda grupit ashtu edhe me fraksionet e tjera palestineze, përpara se të reagojë. 16 të vdekurit në Gaza përfshinin njerëz që kishin kërkuar strehim në një shkollë që strehonte të zhvendosurit në Qytetin e Gazës.