Polonia ka rritur nivelin e gatishmërisë pas sulmeve të reja ruse në Ukrainën perëndimore, pranë kufirit polak. Autoritetet evakuuan përkohësisht personelin dhe civilët nga pikat kufitare në Dorohusk dhe Zosin, ndërsa ushtria mobilizoi avionët luftarakë.

Kryeministri Donald Tusk paralajmëroi për nevojën e vigjilencës së vazhdueshme, ndërsa qeveria u ka kërkuar komunave të përgatisin plane evakuimi në rast të përshkallëzimit të situatës.

Tensionet u shtuan edhe pas një incidenti ku një helikopter ushtarak rus Mi-8 hyri për rreth 42 sekonda në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Kaliningradit.

Varshava ka forcuar praninë ushtarake në zonat kufitare dhe po përmirëson sistemet e njoftimit të qytetarëve, ndërsa vazhdon monitorimin e situatës pranë kufirit me Ukrainën.