Në një periudhë të shpejtë 48-orëshe, Australia ka regjistruar katër sulme të peshkaqenëve, duke shkaktuar shqetësim të madh në komunitetet bregdetare, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga surferët.

Incidenti i fundit ndodhi në brigjet e Parkut Kombëtar Limeburners Creek, në Uellsin e Ri Jugor, ku një surfist 39-vjeçar u sulmua nga peshkaqeni dhe u transportua me urgjencë në spital.

Ai shpëtoi nga një lëndim më i rëndë, duke pësuar lëndime të lehta, ndërsa autoritetet shëndetësore njoftuan se ai është në gjendje të qëndrueshme.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Surf Life Saving NSW, Steven Pearce, paralajmëroi publikun për rrezikun në det, duke theksuar se shpëtimi i surferit ishte një rast fatmirësie. Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe kërkojnë kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë aktiviteteve në det.