Sot është dita e tretë që në disa gjimnaze në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë marrë kërcënime për bombë me anë të emailit.
Sipas mediave vendase, rreth orës 14:00 shkolla e mesme “Nikolla Karev” ka marrë një e-mail për një bombë në godinë, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e nxënësve ashtu si edhe në disa shkolla të tjera, dy ditë më parë.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e shërbimeve policore janë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt nga shkolla. Janë bërë kontrolle nga njësitet antiterroriste ndërsa në rrjedhë e sipër janë masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.