Një alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në Hagë, në Parlamentin holandez.

Mediat e huaja raportojnë se ndërtesa e parlamentit holandez është evakuar për, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes me një ekip piroteknikësh për të hetuar rastin.

Pas hetimeve në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë, rezultoi se alarmi ishte i rremë. 

Politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme u dërgua në parlament.

Një paketë me një arush pelushi dhe tela drejtuar në mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit”, tha ëilders në një postim në Twitter.