Rreth 300 njerëz u evakuuan si masë paraprake nga një lagje në periferi multietnike të Sarselit Parisi, ku jeton një komunitet i madh hebre, për shkak të një makine “të dyshimtë” pranë Sinagogë të qytetit.

Mediat shkruajnë se ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez, deklaroi se incidenti ndodhi mbrëmë. Sipas ministrit, është duke u zhvilluar hetim, ndërsa në automjet është gjetur një armë ushtarake. Motivi nuk është përcaktuar, as identiteti i të dyshuarit. Autoritetet vendase po hetojnë më shumë rreth këtij rasti të dyshimtë.