Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka lëshuar një alarm për shpërthimin e vullkanit më të madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hawaii.

Në dy orët e fundit para shpërthimit, u regjistruan dhjetëra tërmete që varionin nga 2.5 në 4.2 ballë të shkallës Rihter. Shpërthimi filloi rreth orës 11:30 të së dielës mbrëma ndërkohë që USGS ka paralajmëruar se erërat mund të bartin gazra vullkanikë.

“Aktualisht, rrjedha e llavës është kufizuar dhe nuk përbën një kërcënim për komunitetet në shpatet  e vullkanit”, thuhet në njoftim.

USGS paralajmëroi gjithashtu se bazuar në përvojën e kaluar, fazat e hershme të një shpërthimi në Mauna Loa mund të jenë “shumë dinamike” dhe vendndodhja dhe rrjedha e lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Observatori i vullkanit të Hawait do të kryejë vëzhgim nga ajri për të vlerësuar karakteristikat e shpërthimit dhe rreziqet e mundshme.