Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë një alarm sigurie pasi një automjet doli në trotuar në skajin verior të parkut Lafayette dhe u përplas me një tabelë informuese, përballë rezidencës presidenciale.
Në vendngjarje mbërritën efektivë të Shërbimit Sekret dhe të Gardës Kombëtare. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, drejtuesi i automjetit u përlesh me forcat e sigurisë pasi doli nga makina.
Personi u arrestua nga autoritetet ndërsa identiteti i tij dhe arsyet që çuan në incident nuk janë bërë ende të ditura. Pas ngjarjes, Shërbimi Sekret urdhëroi gazetarët që ndodheshin jashtë Shtëpisë së Bardhë të futeshin brenda ndërtesës, si masë paraprake sigurie. Zona u vu përkohësisht nën masa të shtuara sigurie.
Sipas raportimeve fillestare, automjeti nuk arriti deri te portat e Shtëpisë së Bardhë, por u ndal në zonën e parkut Lafayette. Alarmi u hoq pas verifikimit të ngjarjes ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivevee dhe rrethanave të incidentit vazhdojnë ende.
