Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se ëhstë regjistruar viktima e parë nga gripi i pulave, H3N8.

Sipasmediave të huaja, viktima është një grua 56-vjeçare nga Kina, e cila qëndroi 13 ditë e shtruar në spital për shka të virusit.

Mësohet se gruaja 56-vjeçare ka qenë rasti i tretë i infektuar me gripin e shpendëve dhe ajo u sëmur më 22 shkurt dhe u shtrua në spital me pneumoni të rëndë më 3 mars. Gruaja ishte ekspozuar ndaj shpendëve të gjalla përpara se të sëmurej, si dhe zogjve të egër rreth shtëpisë së saj.

“Pacientja kishte disa sëmundje themelore. Ajo ishte ekspozuar ndaj shpendëve të gjalla përpara se të sëmurej, si dhe zogjve të egër rreth shtëpisë së saj. Asnjë nga kontaktet e saj të ngushta nuk ishte i infektuar dhe as nuk kishin shfaqur simptoma të sëmundjes”,- thuhej në raportin e OBSH.

Virusi H3N8 u shfaq fillimisht në Amerikën e Veriut dhe deri më tani shkencëtarët mendonin se mund të transmetohej te kuajt, qentë dhe fokat e elefantët. Megjithatë gripi i shpendëve nuk ishte zbuluar te njerëzit deri në pranverën e kaluar, kur dy raste jo-fatale u raportuan në Kinë në prill dhe maj. Gruaja që humbi jetën ishte raste i tretë më i vonshëm që u regjistrua.