Zyrtarët amerikanë kanë parë dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku po qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth, raportoi Uashington Post, duke cituar tre persona të informuar mbi situatën.

Zyrtarët ende nuk kanë përcaktuar se nga kanë ardhur dronët, sipas Uashington Post, i cili citoi dy nga burimet.

Në raportin e prestigjiozes amerikane thuhet se dronët mbi Fort McNair i kishin shtyrë zyrtarët të merrnin në konsideratë zhvendosjen e Rubios dhe Hegseth.

Megjithatë, dy ministrat nuk janë zhvendosur, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Gazeta tha se ushtria amerikane po monitoron kërcënimet e mundshme më nga afër për shkak të nivelit të rritur të gatishmërisë për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Sekretari kryesor i shtypit i Pentagonit, Sean Parnell, nuk pranoi të diskutonte çështjen e dronëve me Washington Post dhe tha: “Departamenti nuk mund të komentojë mbi lëvizjet e Sekretarit për arsye sigurie dhe publikimi i lëvizjeve të tilla do të ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm.”