Stafi në zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot se kishte zbuluar një zarf të dyshimtë, raportuan sot mediet izraelite.
”Nuk ka pasur rrezik për publikun”, raportoi ynet duke cituar një departament përkatës në zyrën e Netanyahut.
”Zarfi përmbante flakonë me një substancë të panjohur”, shkroi gazeta ”Maariv” duke iu referuar një personi në dijeni të detajeve të incidentit.
Zarfi u dërgua në laborator për analiza.
Një zëdhënëse e qeverisë refuzoi të konfirmojë incidentin kur u pyet dhe i referoi pyetjet policisë së Izraelit, e cila fillimisht nuk komentoi mbi raportimet.
Kjo nuk është hera e parë që në zyrën e kryeministrit mbërrin një dërgesë e dyshimtë.
Forcat e sigurisë së fundmi ekzaminuan përmbajtjen e një zarfi në nëntor, i cili në fund u konsiderua i padëmshëm.
