Donald Trump ka sulmuar sërish presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pas deklaratave të këtij të fundit se fundi i luftës me Rusinë është ende shumë larg. Në një postim në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy nuk është i interesuar për negociata paqeje dhe se ky qëndrim është një problem për Amerikën.

Trump e quajti deklaratën e Zelenskyy-t si “më të keqen që mund të bëhej” dhe shtoi se Ukraina nuk do të kishte paqe derisa të kishte mbështetje nga SHBA dhe Europa. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se deklaratat e Zelenskyy-t mund të ndikojnë negativisht në forcën e reagimit të SHBA-së ndaj Rusisë.

Deklaratat e Trump vijnë pas një përplasjeje mes tij dhe Zelenskyy-t në Zyrën Ovale, që tronditi aleatët e Amerikës dhe ngriti frikën se Uashingtoni mund të kishte një qëndrim të ndryshuar ndaj Rusisë. Përveç kësaj, Trump citoi raportimin e Associated Press mbi komentet e Zelenskyy-t, duke përdorur një media që ai vetë e kishte ndaluar nga Zyra Ovale.

“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë edhe për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelensky, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në. Ndoshta nuk është një deklaratë e shkëlqyer që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, tha Trump.