Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ndjehet «i kërcënuar edhe ai nga dhuna politike», kur u pyet për komentin mbi vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

Sipas tij, Izraeli po përjeton një «dhunë të jashtëzakonshme» nga kundërshtarët politikë. Netanyahu i bëri këto deklarata gjatë konferencës me Sekretarin e Shtetit amerikan, Marco Rubio, që ndodhet për vizitë në Izrael.

Duke i cilësuar kundërshtarët e tij si një «kërcënim për demokracinë», kryeministri izraelit theksoi se edhe ai është i kërcënuar.

Nga ana e tij, Rubio deklaroi se vrasja e Kirk është ndjerë si «një humbje në familje», duke nënvizuar se ai ishte një mik personal i shumë anëtarëve të administratës Trump.