Një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen Peristeri të Athinës, ku shpërthimi i një telefoni ka çuar në përfshirjen e një apartamenti në flakë. Si pasojë, dy gra, një 80-vjeçare dhe një 48-vjeçare, janë lënduar.

Mediat vendase raportojnë se telefoni, që ka shpërthyer, shkaktoi zjarr në apartament, duke rrezikuar jetën e dy të lënduarave. 80-vjeçarja ka përjetuar probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së tymit, ndërsa 48-vjeçarja ka pësuar djegie të lehta në duar.

Për të shpëtuar situatën, gjashtë zjarrfikës me dy automjete kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë zjarrin nën kontroll përpara se të përhapej në ndërtesat fqinje. Pavarësisht dëmeve materiale, fatmirësisht, shpëtimi i dy grave ishte i mundur.