Një dasmë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke u bërë virale për shkak të luksit të jashtëzakonshëm dhe skenave të pazakonta. Dasma ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin Sanliurfa, në Anadollin Juglindor të Turqisë, dhe ka mbledhur mijëra të ftuar, figura të njohura dhe me ndikim nga rajoni.
Ceremonia u zhvillua me një luks të jashtëzakonshëm, ku nusja, 25-vjeçarja Nazdar Barzani, u stolis me bizhuteri ari që peshoheshin disa kilogramë. Ajo mbante një kurorë ari, rrip ari, gjerdanë të çmuar dhe një unazë diamanti, duke krijuar një pamje të jashtëzakonshme që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Pesha e bizhuterive ishte aq e madhe, saqë nusja u detyrua të ulej në një moment, pasi nuk mundi ta mbante më peshën.
Ndërkohë, ceremonia u bë edhe një garë për të hedhur më shumë para. Të ftuarit, të cilët ishin të shumtë, garuan mes tyre duke hedhur shuma të mëdha parash drejt çiftit. Kjo veprimtari, ku paratë mblidheshin dhe vendoseshin në kuti speciale, ishte një moment tjetër që i dha ngjarjes një karakter të veçantë dhe të pazakontë. Të pranishmit, përfshirë të ftuar nga Iraku, u rreshtuan për të dorëzuar bizhuteri të arta që kishin sjellë për çiftin, duke e kthyer dasmën në një simbol të pasurisë, traditës dhe spektaklit që karakterizojnë dasmat luksoze në këtë rajon.
Ceremonia e dasmës u celebrua nga kryetari i bashkisë së Siverekit, Ali Murat Bucak, dhe mblodhi figura të njohura, si avokati 26-vjeçar Kahraman Zulfikar Izol, nipi i ish-deputetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Sanliurfa, Zulfikar Izol, dhe Nazdar Barzani, mbesë e përfaqësuesit të Irakut në Turqi, Mesut Barzani.
🔴 Gelin takıların ağırlığı nedeniyle oturmak zorunda kaldı!
— Haber 7 (@Haber7) December 22, 2025
📍 Şanlıurfa’da gerçekleştirilen bir aşiret düğününde, Kuzey Iraklı geline kilolarca altın takıldı.
■ Cumhuriyet altınları, altın kemer, gerdanlıklar, elmas yüzük ve altın taçla halaya kalkan gelin, takıların… pic.twitter.com/d0QNqIudEm
🕳️Şanlıurfa’da gerçekleştirilen bir aşiret düğününde, Kuzey Iraklı avukat geline kilolarca altın takıldı. Davetliler, para saçmak için adeta birbirleriyle yarıştı.
— Posta.com.tr (@postacomtr) December 21, 2025
🕳️Eski AK Parti Şanlıurfa Milletvekili Zülfikar İzol’un yeğeni Avukat Kahraman Zülfikar İzol (26) ile Mesud… pic.twitter.com/eurcscCwyT
