Një incident i pazakontë ka shkaktuar panik në një park argëtimi në Galveston, ku tetë persona mbetën të bllokuar në një lodër mekanike pasi ajo ndaloi papritur gjatë funksionimit.
Sipas informacioneve paraprake, pajisja pësoi një defekt teknik teksa ishte në lëvizje, duke lënë pasagjerët të pezulluar në një lartësi të konsiderueshme mbi tokë. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët nisën një operacion të koordinuar për nxjerrjen e tyre.
Përmes një platforme ngritëse të specializuar, shpëtuesit arritën të evakuonin një nga një të gjithë personat e mbetur në lodër, duke i zbritur në mënyrë të sigurt.
Pavarësisht frikës dhe tensionit të përjetuar nga vizitorët gjatë kohës që qëndruan të bllokuar në ajër, autoritetet konfirmuan se askush nuk pësoi lëndime. Ndërkohë, po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e defektit që çoi në ndërprerjen e papritur të pajisjes.
A terrifying roller coaster rescue is underway in Galveston, Texas Thursday. A car became stuck on a vertical track, leaving eight people dangling at the very top of the ride. Firefighters are using a long-ladder truck to reach the riders several stories above the ground. Crews… pic.twitter.com/Wma3RxQMWQ
— ABC7 News (@abc7newsbayarea) May 29, 2026
