
Djali i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është kritikuar shumë në rrjetet sociale. Donald Trump Jr u përpoq që të tallej me aktorin e famshëm të Hollywood-it, me anë të shitjes së disa bluzave.
Mediat e huaja shkruajnë se djali i Trump nxori në shitje disa bluza në të cilat mbishkruhej “armët nuk vrasin njeri, Alec Baldwin e bën”. Në këtë mënyrë dukej se ai po tallej me aksidentin fatal të ndodhur pak ditë më parë gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Rust”.

Aktori Baldwin qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
Pavarësisht se ngjarja është shumë e rëndë, Trump Jr, i cili është përplasur me yllin e ’30 Rock-ut’ në të kaluarën, nuk ka nguruar të tallet me Baldwin-in, duke printuar bluzat në faqen e tij të internetit për 27,99 dollarë.
