Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar, pasi vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit është raportuar një incident i rëndë.

Sipas mediave lokale, mes tyre edhe “Lebanon 24”, Forcat Mbrojtëse Izraelite dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj një ambulance që i përkiste Autoritetit Shëndetësor Islamik në fshatin Kunin.

Raportimet paraprake flasin për viktima, por ende nuk ka një bilanc të konfirmuar zyrtar.

Ky zhvillim ka shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit të sapo vendosur, duke rritur frikën për një përshkallëzim të ri të dhunës në rajon.