Partia “Reform UK” e Nigel Farage, planifikon të deportojë të gjithë emigrantët e dënuar për krime të ndryshme në burgun “famëkeq” të El Salvadorit nëse Nigel Farage  bëhet kryeministër. Plani ne masave e bëri të ditur vetë Farage ditën e sotme, në një konferencë për shtyp.

“Kriminelët e huaj do të deportohen nga burgjet tona dhe do të dërgohen në vendin e Amerikës Qendrore nëse vendet e tyre të origjinës refuzojnë t’i pranojnë sipas propozimeve.”- deklaroi ai.

Farage u zotua gjithashtu të krijojë 12,000 hapësira të reja burgu nëse atij i besohej drejtimi i vendit, duke ndërtuar burgje të vogla si Nightingale “mjaft të lira” dhe “bazike”.  Ai tha se politika do të krijonte 22,000 vende burgu shtesë krahasuar me planet e kundërhstarit të tij, Andy Burnham. Fatura vjetore prej 600 milionë £ e Britanisë për burgosjen e shtetasve të huaj do të përgjysmohet sipas planeve të burgjeve të Reform UK.

“Strehimi i një krimineli të huaj në El Salvador do të jetë gjysma e kostos së strehimit të një krimineli të huaj në këtë vend dhe do të na japë më shumë hapësira burgu”, tha Farage.

Kujtojmë se Nigel Farage ka mbajtur qëndrim të ashpër edhe ndaj emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe për të kërkuar azil, teksa është përplasur në distancë edhe me kryeministrin Edi Rama, për numrin e shqiptarëve të burgosur në Britani.