Policia britanike ka arrestuar disa persona nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivë afër një baze ajrore që përdoret nga forcat e Shteteve të Bashkuara, duke nxitur evakuimin e banorëve që jetojnë në afërsi. Policia e shpalli si “incident të madh” më 27 shtator këtë ngjarje afër bazës RAF Fairford në Gloucestershire, në perëndim të Anglisë, dhe tha se ekspertët ushtarakë të bombave po hetojnë disa makina.
Baza ajrore RAF Fairford përore nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe është përdorur për operacione ushtarake amerikane kundër Iranit. Disa banorë në një fshat aty pranë u evakuuan dhe ata u dërguan në një qendër lokale rekreative, tha policia. Policë të armatosur u panë duke bllokuar hyrjen në portën kryesore të bazës, sipas Reuters.
Në mars, Britania i dha Shteteve të Bashkuara leje për të përdorur RAF Fairford dhe një bazë tjetër britanike lidhur me ato që Qeveria e përshkroi si veprime specifike dhe të kufizuara mbrojtëse kundër objekteve iraniane të raketave. Leja më vonë u zgjerua edhe për objektet dhe kapacitetet raketore që kërcënojnë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëruan në korrik se çdo bazë e përdorur për sulme kundër Iranit do të konsiderohej objektiv legjitim, sipas agjencisë Reuters. Nuk pati menjëherë ndonjë tregues se arrestimet ishin të lidhura me Iranin ose me ndonjë qeveri të huaj.
Nuk ka pasur ndonjë tregues të menjëhershëm se arrestimet janë të lidhura me Iranin ose me ndonjë qeveri të huaj. Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se janë vigjilente dhe do të marrin masat e duhura për të mbrojtur personelin amerikan, civilët, kontraktorët dhe familjet e tyre, raportoi Reuters.
Autoritetet britanike kanë paralajmëruar po ashtu muajt e fundit për kërcënimin e aktiviteteve armiqësore dhe të sabotimit të mundshëm nga aktorë shtetërorë, përfshirë Rusinë. Qeveria britanike ka thënë se nuk komenton për kërcënime specifike të inteligjencës apo të sigurisë. Policia britanike tha se beson se incidenti është nën kontroll./REL
