Arrestimi i liderit historik të lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti është shoqëruar me tensione mes policisë dhe aktivistëve të kësaj force politike mbrëmjen e sotme. Disa dhjetëra aktivistë të VV, të udhëhequr nga kryetari i VV-së, Visar Ymeri, si dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë mbledhur para stacionit policor për të kërkuar lirimin e Kurtit.
Në një moment situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të stacionit policor, ndërsa policia është përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.
Shkak i arrestimit të Albin Kurtit mendohet të jetë bërë ngjarja e ndodhur në seancën fundit në kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Vetëvendosjes hodhi gaz lotsjellës brenda në sallë duke shkaktuar një situatë aspak të këndshme.
12 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)