Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën nga forcat amerikane gjatë një bastisjeje në mes të natës, raporton CNN.

Sipas burimeve, çifti u nxor zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga njësia elitare Delta Force e Ushtrisë Amerikane. Bastisja nuk shkaktoi viktima në radhët e forcave amerikane, tha një zyrtar i SHBA-së.

Donald Trump e përshkroi operacionin si “brilant” dhe disa media ndërkombëtare raportuan se ishte kryer nga Delta Force. Pas ngjarjes, zëvendëspresidentja venezueliane, Delcy Rodríguez, u shfaq në televizionin shtetëror duke deklaruar se qeveria nuk di vendndodhjen e presidentit dhe gruas së tij.

“Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores”, tha Rodríguez, duke kërkuar nga SHBA-ja prova që të dy janë gjallë.

Operacioni ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, me Rusinë që e dënoi aksionin e SHBA-së, duke e quajtur të pajustifikuar dhe të drejtuar nga ideologjia, jo diplomacia.