Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez të marrë përsipër detyrat dhe kompetencat e presidentit, pasi Nicolas Maduro u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara.

Vendimi u njoftua, duke arritur në përfundimin se Maduro është në “paaftësi të konsiderueshme dhe të përkohshme për të ushtruar detyrat e tij “.

Rodriguez do të “marrë dhe ushtrojë detyrën, si president në detyrë të gjitha pushtetet, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga zyra e presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes gjithëpërfshirëse të vendit”, sipas urdhrit.

Kushtetuta e Venezuelës përcakton që në rast të mungesës së përkohshme ose të plotë të presidentit, zëvendëspresidenti duhet ta zëvendësojë atë.