Një ish-infermiere nga Florida është dënuar me dy vite burg, pasi u kap duke kryer seks me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit të saj.

Alexis Von Yates, 35 vjeçe, u paraqit më 16 shtator 2025 para Gjykatës së Qarkut Marion, ku gjyqtari Timothy McCourt dha vendimin përfundimtar. Përveç 24 muajve burg, ajo do të qëndrojë dy vite nën mbikëqyrje komunitare dhe dhjetë vite në lirim me kusht, si shkelëse e regjistruar e veprave penale seksuale.

Në sallën e gjyqit, Von Yates u shfaq me grim të rëndë dhe e veshur me një fustan të zi, ndërsa qëndroi e ftohtë gjatë shpalljes së vendimit. Dënimi i saj u ul ndjeshëm falë një marrëveshjeje pranimi të fajësisë, e cila zbuti akuzën nga “dhunë seksuale nga person me autoritet familjar” në “dhunë të turpshme ndaj një fëmije 12–16 vjeç”.

Ngjarja daton më 26 korrik 2024, kur burri i saj, Frank, u kthye në shtëpi gjatë natës dhe i gjeti të dy duke kryer aktivitet seksual në dhomën e ndenjes, ndërsa po shikonin një film horror. Djali adoleshent u përpoq të fshihej në banjo, ndërsa Von Yates e zhveshur u strehua nën një batanije.

Më pas, djali i rrëfeu të atit se marrëdhëniet me njerkën kishin ndodhur edhe më parë. Arrestimi i Von Yates u krye në nëntor 2024 dhe menjëherë pas kësaj, asaj iu hoq licenca e infermierisë.

Në seancën e dënimit, nëna e djalit e quajti Von Yates një “pedofile incestuozë”, duke theksuar se ajo kishte shkatërruar besimin e një fëmije që duhej të mbrohej. Ajo tha gjithashtu se djali i saj, sot 16 vjeç, nuk i ka folur më të atit që prej incidentit.

Sipas urdhrit të gjykatës, Von Yates nuk do të ketë asnjë kontakt me viktimën dhe duhet të kryejë gjithashtu 200 orë shërbim komunitar, si dhe të paguajë gjoba dhe shpenzime gjyqësore.

Nëse do të dënohej sipas akuzës fillestare për dhunë seksuale – një krim i shkallës së parë në Florida ajo do të përballej me burgim të përjetshëm dhe një gjobë deri në 10 mijë dollarë.