Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Sipas deklaratës së publikuar prej tij në platformën Truth Social, marrëveshja është arritur pas bisedimeve që ai ka zhvilluar me presidentin libanez, Joseph Aoun, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Trump bëri të ditur se armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, ndërsa shtoi se përpjekjet diplomatike do të vijojnë për të siguruar një marrëveshje afatgjatë.
Në këtë drejtim, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe sekretari i shtetit, Marco Rubio, do të angazhohen në negociata me të dyja palët “për të arritur një paqe të qëndrueshme”.
Në fund të deklaratës së tij, Trump përsëriti pretendimin e tij të shpeshtë se ka kontribuar në zgjidhjen e nëntë konflikteve, duke theksuar se “kjo do të jetë e dhjeta ime”.
