Asambleja e Ekspertëve e Iranit pritet të mblidhet brenda 24 orëve për të zgjedhur udhëheqësin e ri suprem të vendit, pas vrasjes së Ali Khamenei. Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i asamblesë, Ayatollah Mozafari, i cituar nga mediat iraniane.
Sipas raportimeve, 88 anëtarët e këtij organi fetaro-politik do të vendosin se kush do të marrë drejtimin e Republikës Islamike, një post që ka autoritetin përfundimtar në të gjitha çështjet shtetërore në Iran.
Procesi i përzgjedhjes bazohet në parimin e Vilayat-e Faqih (kujdestaria e juristit islamik), sipas të cilit udhëheqësi suprem duhet të jetë një figurë e lartë fetare me ndikim politik dhe autoritet të gjerë në hierarkinë shiite.
Ndërkohë, menjëherë pas vdekjes së Khameneit është ngritur një këshill i përkohshëm drejtues me tre anëtarë për të administruar vendin deri në zgjedhjen e liderit të ri. Në këtë këshill bëjnë pjesë:
Masoud Pezeshkian, presidenti reformist i Iranit
Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit
Alireza Arafi, jurist dhe drejtues i forcës paraushtarake vullnetare Basij.
Këshilli pritet të drejtojë përkohësisht institucionet shtetërore deri në përfundimin e procesit për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem.
