Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë të mërkurën se nuk e përjashton rrëzimin e ndonjë aeroplani luftarak rus nëse ai do të shkelte hapësirën ajrore evropiane.
Gazeta e përditshme gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një intervistë e pyeti presidentin francez nëse ai ishte “në favor të rrëzimit të një aeroplani luftarak rus nëse ai hyn në hapësirën ajrore evropiane pa autorizim”.
“Në përputhje me doktrinën e paqartësisë strategjike, mund t’ju them se asgjë nuk përjashtohet”, u përgjigj Macron.
Pasi Rusia u fajësua për hyrjet me dronë në vendet anëtare të NATO-s, Poloni dhe Rumani, Macron javën e kaluar tha se përgjigja e aleancës do të duhej të “përmirësohej” në rast të “provokimeve të reja” nga Moska.
Ministria e mbrojtjes e Rumanisë theksoi muajin e kaluar se hapësira ajrore e vendit ishte shkelur nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje. Polonia, anëtare e NATO-s, tha gjithashtu muajin e kaluar se kishte rrëzuar dronë rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore ndërsa Moska nisi një breshëri sulmesh kundër Ukrainës.