Donald Trump ka shfrytëzuar periudhën e festave të Krishtlindjeve për të përcjellë një mesazh të fortë, duke i uruar festën të gjithë, përfshirë edhe ata që ai i quan “fundërrinat e së majtës radikale”. Mesazhi i tij, i shpërndarë në rrjetin e tij social Truth Social, shoqërohet me akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politikë, kryesisht ndaj Demokratëve, të cilët i konsideron përgjegjës për shumë prej problemeve që, sipas tij, po përballet vendi.

“Uroj Krishtlindje të gëzuara për të gjithë, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka për të shkatërruar këtë komb, por po dështojnë keqas,” shkruante Trump në postimin e tij. Ai ka kritikuar rëndë qeverisjen e Demokratëve, duke përfshirë këtu ekonominë, tensionet sociale dhe sfidat ndërkombëtare.

Kritikat e Trump ndaj ish-presidentit Joe Biden kanë qenë të shpeshta dhe të ashpra, duke e fajësuar atë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shtetet e Bashkuara dhe bota.

Për Trump, “e majta radikale” përfshin jo vetëm ata që mbajnë pozita të majta ekstreme, por gjithashtu edhe figura më të moderuara të partisë Demokrate dhe kundërshtarë të tjerë politikë, duke ruajtur kështu stilin e tij të veçantë të komunikimit, i njohur për ashpërsinë dhe pasigurinë që sjell.

Në këto ditë festive, Trump po kalon pushimet e Krishtlindjeve në Mar-a-Lago, rezidencën e tij luksoze në Florida.