Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e hodhi poshtë ofertën e fundit të marrëveshjes që Irani i ka ofruar, duke deklaruar se bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje bërthamore.

Për momentin, Trump e konsideron mbajtjen e bllokadës si levën e tij kryesore të presionit, por disa burime thonë se ai do të merrte në konsideratë veprime ushtarake nëse Irani vazhdon të rezistojë.

“Ata po mbyten si një derr i mbushur me mish të thatë. Dhe vetëm sa do të përkeqësohet për ta. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, tha Trump.

Trumpgjithashtu pretendoi se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për të hequr bllokadën.

“Ata duan ta përfundojnë çështjen. Ata nuk duan që unë ta vijoj bllokadën. Unë nuk dua ta heq atë, sepse nuk dua që ata të kenë një armë bërthamore”, shtoi ai.

Trump pohoi se depozitat dhe tubacionet iraniane të naftës janë gati të shpërthejnë për shkak të pamundësisë së vendit për të eksportuar naftë për shkak të bllokadës.