Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse u vra mëngjesin e së hënës në Moskë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte shpërtheu, bënë të ditur autoritetet ruse.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, viktima është gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, drejtues i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e vendosur në pjesën e poshtme të makinës.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të thelluara për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime zyrtare bëjnë me dije se po shqyrtohen disa pista hetimore, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së shërbimeve të huaja të inteligjencës, mes tyre edhe ato ukrainase.

Deri më tani, autoritetet ukrainase nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin.