Charlie Kirk u vra gjatë një atentati që iu bë mbrëmjen e djeshme. FBI ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Arma që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit është gjetur nga policia.
Agjenti i FBI-së Robert Bohls në një konferencë për shtyp ka thënë se arma e përdorur është një pushkë.
“Pushka u gjet në një zonë të pyllëzuar ku kishte ikur autori i vrasjes. Ndërkohë arma do të analizohet në laborator”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu nënvizohet se janë gjetur edhe gjurmë gishtash dhe të parakrahut. Ndërkohë autori është ende i lirë.