Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e të premtes në Algjeri, me të paktën 27 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Një autobus me pasagjer humbi kontrollin dhe përfundoi në një lumë. Forcat e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave dhe të mbijetuarve nga automjeti i dëmtuar.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, nga aksidenti mbetën 44 persona të plagosur, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet algjeriane e cilësuan ngjarjen si një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse të viteve të fundit.
“Po bëjmë çdo përpjekje të nevojshme”, tha ministri i Shëndetësisë, teksa vizitoi në spital të plagosur.
Autoritetet kanë nisur hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.
Top Channel
