Të paktën 10 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një kamioni goditi qëllimisht turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, njoftuan autoritetet e qytetit,

Zyrtarët policorë thanë se shoferi i kamionit goditi qëllimisht njerëzit rreth orës 03: 15 të mëngjesit me orën lokale.

“Ky njeri synonte të vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur. Qëllimi i tij ishte të kryente vrasje masive”, tha drejtoresha e policisë Anne Kirkpatrick.

Autoritetet thanë se shoferi qëlloi me armë drejt policisë, duke plagosur dy prej tyre, pasi kamioni që drejtonte u përplas. Hetimi i ngjarjes është marrrë përsipër nga FBI-ja. Policia nuk dha hollësi mbi gjendjen e shoferit si edhe mbi shkaqet që mund të kenë çuar në ngjarjen vdekjeprurëse. Incidenti ndodhi në fund të kremtimeve të Vitit të Ri në Nju Orlins dhe disa orë para fillimit të një ndeshjeje të futbollit në këtë qytet.