Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion për pastrimin e një kampi të improvizuar emigrantësh në bregdetin e Ceutës, ku rreth 3 mijë persona kanë qëndruar për afro dy muaj.

Bëhet fjalë për emigrantë që kaluan kufirin nga Maroku drejt territorit spanjoll në fund të korrikut. Sipas autoriteteve, më shumë se 72 mijë persona kaluan kufirin gjatë asaj periudhe, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në Marok.

Megjithatë, rreth 10 mijë emigrantë vijojnë të qëndrojnë në Ceuta, duke shtuar presionin mbi burimet dhe kapacitetet e territorit autonom spanjoll në Afrikën e Veriut.

Policia ka zhvendosur emigrantët nga plazhi Trampolin, ku ishin ngritur tenda dhe strehime të improvizuara, drejt një strukture të përkohshme.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme spanjolle, emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave ligjore, ndërsa për disa prej tyre mund të nisë edhe procesi i kthimit në Marok.