Kreu i grupit ‘Wagner’ Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Vladimir Putin gjatë fundjavës vlerësohet të jetë një miliarder me një jaht të madh dhe një aeroplan privat, ndër të tjera luks, shkruan The Sun.

Zyrtarët britanikë pranojnë se financat e grupit vicioz Wagner janë “të errëta dhe të paqarta”, por sipas tyre Prigozhin i fiton paratë e tij nga kontratat e dyshimta të qeverisë dhe burimet natyrore.

Grupi Wagner po ashtu plaçkit diamante, ar, naftë dhe gaz nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet e shtrembëta për “punë e tyre të pista”. Këto përfitime e kanë rritur pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme, me disa raporte që e vlerësojnë deri në 2 miliardë paund.