Autoritetet koreano-jugore kanë zbuluar se dy avionë luftarakë u përplasën në ajër në vitin 2021, pasi pilotët po bënin foto dhe video gjatë fluturimit.
Ngjarja ndodhi gjatë një misioni ajror mbi qytetin qendror Daegu, sipas raportit të Bordit të Auditimit dhe Inspektimit në Seul.
Pilotët arritën të shpëtonin pa lëndime, por përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme në avionë, duke i kushtuar ushtrisë rreth 880 milionë won (afërsisht 596 mijë dollarë) për riparime.
Njëri prej pilotëve, i cili ndërkohë është larguar nga ushtria, u gjobit me 88 milionë won.
Sipas raportit, incidenti ndodhi pasi piloti kishte dashur të bënte disa fotografi për të përkujtuar fluturimin e tij të fundit me njësinë ushtarake.
Bërja e fotove gjatë fluturimeve të rëndësishme ishte “një praktikë e përhapur mes pilotëve në atë kohë”, thekson bordi i auditimit.
Piloti kishte deklaruar më parë qëllimin e tij gjatë një brifingu para nisjes së misionit.
Ai po fluturonte si avion shoqërues (wingman), duke ndjekur avionin kryesor gjatë operacionit. Gjatë kthimit drejt bazës, ai nisi të bëjë foto duke përdorur telefonin e tij personal.
