Një ngjarje horror ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb ku një 43-vjeçar ka goditur me sëpatë ish-bashkëshorten dhe vajzën e mitur një vjeçe e gjysmë.
Mediat kroate raportojnë se si pasojë e plagëve të marra vajza e mitur ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mamaja e saj është plagosur rëndë. Menjëherë pas sulmit, 43-vjeçari është larguar me shpejtësi për tu arratisur por, gjatë ndjekjes nga policia ai është përplasur për vdekje nga një kamion.
Autori i identifikuar si Goran Knezheviç nga Bosnja dhe Hercegovina, nuk është një personazh i panjohur për policinë, pasi më herët ai ka qenë arrestuar për grabitje. Në vitin 2009, 43-vjeçari ishte pjesë e një grupit prej pesë anëtarësh që kryen një sërë vjedhjesh në qytetin kroat.