Karabinierët arrestuan një 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, pranë Bolonjës, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pas një përpjekjeje të tij për të mbytur djalin e mitur.
Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndërhynë për të ndalur sulmin. Alarmi u dha nga vetë i mituri, i cili telefonoi në numrin e emergjencës 112 për të kërkuar ndihmë dhe raportuar sulmin e babait.
Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, shtëpia ishte përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit. Babai dhe fëmijët nuk ishin në vend, por më vonë babai u dorëzua vetë në polici, duke pranuar sulmin dhe zjarrvënien.
I mituri u transportua në spital, i tronditur, por jashtë rrezikut për jetën. Ai deklaroi se shpëtimi i tij ishte i mundur vetëm për shkak të ndërhyrjes së qenit të familjes.
I arrestuari ndodhet aktualisht në burg, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për këtë rast dramatik.